Botapress, 8 Qershor – Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani priti sot në takimi ministrin e jashtëm grek Nikos Dendias. Në këtë takim. sipas njoftimi zyrtar të Zyrës për medie bëhet e ditur përmbajtja e këtij takimi.
Ajo që bie në sy është fakti se në këtë takim presidentja Osmani dhe ministri grek Dendias kanë biseduar për shumë tema të ndryshme, si për agresionin rus në Ukrainë, por, gjithinjë sipas njoftimit të Zyrës së Presidencës, në këtë takim nuk u shtrua fare nevoja e njohjes së Republikës së Kosovë nga Greqia. ”
“Presidentja Osmani ka potencuar edhe nevojën për rritjen e shkëmbimit tregtar e ekonomik, si dhe bashkëpunimin në politikën e jashtme, turizëm, kulturë si dhe sfera të tjera të interesit të dyanshëm..” thuhet në kumtesën për media të Zyrës së Presidencës së Kosovës por që askund nuk përmendet cështja e njohjes reciproke të shtetit të Greqisë dhe Republikës së Kosovës.
Ja kumtesa e Presidencës së Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka pritur sot në takim ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias.
Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova dhe Greqia ndajnë të njëjtat vlera euroatlantike, ndaj ka kërkuar mbështetjen greke për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Partneritetin për Paqe dhe NATO, si një garanci jo vetëm për shtetin e Kosovës, por edhe për rajonin.
Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka përmendur rrezikun nga tendencat destabilizuese të Rusisë në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Mal të Zi, nëpërmjet Serbisë si satelit i saj.
Një pjesë e takimit iu kushtua zhvillimeve të krijuara pas agresionit të Rusisë në Ukrainë. Presidentja Osmani ka përsëritur qëndrimin se Kosova është plotësisht në linjë me sanksionet e BE-së dhe SHBA-së ndaj Rusisë, duke shprehur mbështetje për popullin ukrainas dhe duke bërë me dije se tashmë Kosova ka strehuar një grup të gazetarëve nga ky shtet, sikurse që është e hapur edhe për strehimin e refugjatëve të tjerë.
Në takim me ministrin Dendias, Presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit të mëtejmë, me shpresën që së shpejti do të formalizohet vendimi për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Greqia.
Ndër të tjera, në takim me ministrin Dendias, Presidentja Osmani ka potencuar edhe nevojën për rritjen e shkëmbimit tregtar e ekonomik, si dhe bashkëpunimin në politikën e jashtme, turizëm, kulturë si dhe sfera të tjera të interesit të dyanshëm, thuhet ne njoftimin per medie te Zyres se Presidences, percjelle Botapress.