Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) vazhdon me agjendën e ngjeshur të aktiviteteve të saj. Derisa të shtunën, në Gjilan, në program ishte gara e dytë në disiplinën e kartingut, të dielën, në Prizren mbahet gara e dytë në auto sllallom.
Ashtu sikur edhe në kampionatin e kaluar, edhe sivjet, në auto sllallom, rivaliteti për epitetin e më të mirit në klasat përkatëse është mjaft i madh, prandaj kështu pritet të jetë edhe në Prizren. Interesimi për pjesëmarrje, është i madh, njëjtë sikur edhe interesimi i dashamirëve të kësaj disipline.
Paraqitja në garë, e cila mbahet te Transiti i Ri, bëhet nga ora 09:00-10:30, ndërsa pas kryerjes së procedurave të zakonshme, fillon gara zyrtare, së pari në konkurrencën e femrave e pastaj do të garojnë meshkujt.
Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected]
Tel: +383 38 742 282
Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.
Partnerët: