Një rrahje mes disa personave ka ndodhur sot, në afër të një moteli, në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë, motivi i së cilës d yshohet të jetë një lidhje dashurie.
Ngatërresa verbale mes tre të rinjve përfundoi me konflikt fizik, ku si pasojë njëri prej tyre e pësoi keq.
Burimet e Sinjalit thonë se një person e ka sulmuar një tjetër, duke e akuzuar se ka qenë në lidhje dashurie me bashkëshorten e tij.
Ngjarja ndodhi pasi i dyshuari e gjeti gruan e tij afërsi te motelit bashkë me këtë person.
Kjo e revoltoi të dyshuarin dhe si pasojë bashkë me shokun e tij e sulmoi viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore, derisa intervenoi Policia.