Prokurori i Shtetit ka nisur hetimet në rastin e përgjimeve për aferë korruptive, ku e përfshirë është ministria e Liburn Aliut.
Këtë e ka konfirmuar vet ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit, Besim Kelmendi.
“Iu njoftoj se lidhur me rastin, prokurori i shtetit ka filluar procedurën për verifikimin dhe hetimin e pretendimeve të ngritura”, ka thënë Kelmendi për Nacionale.
Nëpërmjet emisionit Ditari i Buzhalës, u publikuan përgjime të cilat dëshmojnë ryshfetin e korrupsionin në Ministrinë e Infrastrukturës që drejtohet nga Liburn Aliu. Një lidhje në gjithë këtë aferë, doli se e ka edhe këshilltari i Aliut, Florent Ramqajt. Përgjimet tregonin duke bërë pazar dajtë e Ramqajt. “20 qetash, 10 mijë ma vonë”./Botapress.info/