Deputetja e LDK-së, Serbeze Kabashi-Muçaj, ka dalë me një sqarim publik në profilin e saj në “facebook”, pas raportimeve se është takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Ajo ka thënë se qëndrimi i saj s’ka ndryshuar dhe se asnjëherë s’do të votojë ndryshe nga ai që do të jetë qëndrimi i LDK-së dhe Grupit Parlamentar, shkruan Express.
“Unë nuk kam dhe nuk do të ushtroj asnjëherë votë individuale për ndonjë parti politike jashtë vullnetit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar ajo.
Postimi I plotë:
DEKLARATË PUBLIKE
Për shkak të reagimeve të shumta ku është lakuar emri im në lidhje me Lëvizjen Vetëvendosje, dëshiroj të jem e qartë: qëndrimi im nuk ka ndryshuar.
Unë nuk kam dhe nuk do të ushtroj asnjëherë votë individuale për ndonjë parti politike jashtë vullnetit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Vendimmarrja ime është dhe do të mbetet gjithmonë në përputhje të plotë me qëndrimet politike të LDK-së, përfshirë edhe rastet kur diskutohet apo vendoset për ndonjë koalicion të mundshëm.
Jam e vendosur që të përfaqësoj me integritet dhe përgjegjësi besimin që më kanë dhënë qytetarët, dhe kurrë nuk do të veproj në kundërshtim me këtë besim.
Prof. Dr. Serbeze Kabashi – Muçaj
Deputete e Kuvendit të Kosovës, përfaqësuese e LDK-së



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet