Një vetaksident trafiku me biçikletë është regjistruar mbrëmjen e së martës në Prishtinë, ku një fëmijë ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Burime të Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 20:25, në rrugën “Zekrija Rexha”, ku E.K., rreth 9-vjeçar duke drejtuar një biçikletë, ka humbur kontrollin dhe ka pësuar vetaksident.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e trafikut dhe hetuesit rajonalë, të cilët kanë konstatuar njolla gjaku, ndërsa biçikleta nuk ndodhej më në vendin e aksidentit. Gjurmët janë fotografuar dhe dokumentuar nga policia.
I mituri është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij është klasifikuar si me lëndime të rënda trupore.
Hetimet po vazhdojnë nga Njësia e Hetimeve Rajonale të Trafikut për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.



Të tjera
Aktuale
Tronditet Prishtina në ditën e Bajramit, ngjarje e rëndë spo ndodhi
Policia ka konfirmuar vdekjen e një
Lajme
Vetura bie nga ura e Dollcit në Klinë, raportohet për 6 të lënduar
Një veturë ka rënë nga ura
Aktuale
Lumir Abdixhiku tregon disa shije të tij në 60 sekonda
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir