Ish-kryeminsitri Avdullah Hoti në cilësinë e Kryetarit të Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael ka pritur sot në takim ambasadoren e Izraelit në Republikën e Kosovës, znj. Tamara Ziv.
Për takimin ka njoftuar vetë deputeti i LDK-së përmes një postimi në Facebook:
Sot, në cilësinë e Kryetarit të Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael, pata kënaqësinë ta pres në takim ambasadoren e Izraelit në Republikën e Kosovës, znj. Tamara Ziv.
Falënderova Ambasadoren Ziv për bashkëpunimin dhe përkushtimin e saj që nga emërimi në pozitën e ambasadores. Diskutuam për thellimin e marrëdhënieve midis dy shteteve dhe u dakorduam që grupet e miqësisë të punojnë së bashku për të promovuar qëllimet tona të përbashkëta për të mirën e popujve tanë.
Grupi i Miqësisë i Kuvendit të Kosovës së shpejti do të vizitojë Parlamentin e Izraelit, i shoqëruar edhe nga përfaqësuesit e komunitetit hebre në Kosovë dhe komunitetit të bizneseve për të nxitur bashkëpunimin ekonomik. U dakorduam që së shpejti ta bëjmë agjendën e vizitës së parë në Izrael. Ndërkaq, në vjeshtë do të jetë vizita kthyese në Prishtinë.
Marrëveshjet e diskutuara në takimin e kaluar u dakorduam t’i çojmë përpara dhe të ratifikohen sa më shpejtë në kuvendet e dy vendeve.
Zoti e bekoftë miqësinë e Kosovës dhe Izraelit! 🇽🇰🇮🇱