Botapress, 26 Maj – Albin Kurti shquhet për fjalimet e tij populiste. Falë edhe këtyre fjalimeve edhe u zgjodh kryeministër i vendit.
Një nga fjalimet e Kurtit që mbahet mend është edhe ai i 23 prillit të 2019 ku Kurtit nga Klina kërkonte zgjedhje të reja. Përmes këtij fjalimi Kurti zotohej se do të krijonte kushte edhe më të mirë që qytetarët të mos e lënë vendin. Madje as bindshëm fliste sa thoshte se edhe ata që kanë ikur do të kthehën në Kosovë.
“Valë të reja emigrimi rifilluan, dhe, sot jemi në gjendje të rëndë, sepse nuk kanë ikur vetëm qytetarë, por, merreni me mend, edhe prokurorët. Me zgjedhje të reja dhe VETËVENDOSJE!-n në qeverisje, pushojnë arsyet që të ikin qytetarët, dhe, jemi ne ata që do të krijojmë kushtet të kthehen edhe ata që kanë shkuar, ”, thoshte Kurti.
Tanimë Kurti është në pushtet, emigrimi nuk ka shënuar ulje. Ikjet e qytetarëve për një jetë më të mirë jashtë Kosovës dita e ditës po shënojnë rritje.
Vetëm në katër muajt e fundit, afro 200 mijë qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për vizë gjermane.
Vetëm brenda marsit, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka pranuar 48 mijë e 44 kërkesa për viza. Të dhënat nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë thonë se nga shtetet e rajonit, vetëm Bosnjë dhe Hercegovina ka më shumë kërkesa se Kosova për viza afatgjatë.
Ndërkohë, mbi 8 mijë kërkesa janë bërë edhe në Ambasadën e Zvicrës. Ndërsa, për në Kroaci, kanë aplikuar 1 mijë e 944 persona. Me këtë trend, vetëm për një vit, nga Kosova do të donin të largoheshin një e treta e qytetarëve, raporton Insajderi, percjelle Botapress.