Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të merkurën në Kosovë temperatura më e lartë do të shënoi 31 gradë celsius. Nxehtë do të jetë edhe të enjten.
Më poshtë njoftimi i plotë:
Parashikimi i Moti për dy ditë 25 & 26 maj 2022
Do të mbajë mot i ndryshueshëm , me diell dhe vranësira të cilat vende –vende mund të sjellin reshje të izoluara shiu. Në vise të larta parashihet të kemi inverzion në fushat termike gjë që temperaturat minimale atje parshihen të jenë më të larta se në viset e uleta dhe mesatare, ndërsa temperaturat maksimale vazhdojnë të jenë më të ulëta si zakonishtë .
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-31 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperendimit me shpejtësi 1-7m/s.
Indeksi UV do të jetë në vlerat e larta prandaj këshillohet që nga ora 10-17 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit.
Reshje më të theksuar priten kah fundi i javës dhe fillimi i saj.