Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka vizituar ministrin e shëndetësisë, Arben Vitia.Përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, MSH-ja e ka konfirmuar takimin në fjalë, por nuk kanë shpalosur nëse palët kanë pasur ndonjë takim eventual lidhur me kontigjentin e vaksinave të blera, pasi deri më tani raportohet se të premtën do të vijnë afro 100 mijë të radhës, por ato janë në formë donacione.
Më poshtë edhe komunikata e plotë.
Sot në Ministrinë e Shëndetësisë kemi pritur për vizitë Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.
Gjatë takimit me Ministrin Vitia dhe me stafin e ministrisë, Kryeministri u njoftua për ecurinë e vaksinimit të grupeve prioritare sipas Planit shtetëror të Vaksinimit, gjendjen epidemiologjike dhe për punën vetëmohuese të ekipeve mjekësore në terren.
Kryeministri Kurti u shpreh mirënjohës ndaj punës së ekipeve mjekësore dhe stafeve mbështetëse në përballjen me COVID-19.