Komuna e Prishtinës në një ceremoni rasti do ti dhurojë presidentit të Malit të Zi Milo Gjukanoviq Çelësin e Qytetit”. Kështu ka bërë të ditur Zyra për Medie e Komunës së Prishtinës, përcjellë Botapress.
Të nderuar përfaqësues/e të medieve,
Me rastin e vizitës së tij në Kosovë, Presidenti i Malit të Zi Sh.T. Milo Gjukanovic, do të vizitojë edhe Komunën e Prishtinës me ç’ rast Kryetari i Kryeqytetit z. Përparim Rama do t’i dhurojë “Çelësin e Qytetit”.
Komuna e Prishtinës ju fton në ceremoninë e dekorimit me “Çelësin e Qytetit” për Presidentin e Malit të Zi Sh.T. Milo Gjukanovic, nesër, në ora 15:00, në ndërtesën e vjetër të Komunës.
Ju ftojmë ta ndiqni ngjarjen.
Me respekt,
Zyra për Komunikim