Dy zyrtarë të lartë të gjeologjisë, në pasditen e sotme janë përfshirë në një rrahje. Gazeta mëson se Alban Çollaku, drejtor i Departamentit të Gjeologjisë Regjionale në “Ibër Lepenc”, është sulmuar fizikisht dhe është kanosur nga Luan Morina, Zëvendësdrejtor Ekzekutiv i Shërbimit Gjeologjik të kësaj ndërmarrjeje.
Ka qenë vetë Çollaku, ai që e ka denoncuar rastin e sulmit fizik ndaj tij në Policinë e Kosovës.
Siç mëson gazeta Çollaku është intervistuar nga ana e policisë sot në përfundim të orarit të punës, përderisa Luan Morina, i cili dyshohet si sulmues ende nuk është paraqitur në polici.
Gazeta Botapress.info do t’iu mbajë të informuar rreth këtij rasti.