Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tashmë janë bërë javë prej kur po qëndron në një vizitë në SHBA. Nga atje u lajmërua me takime nëpër kompani e organizata. Agjendë takimesh nuk kishte nga zyra e tij, por vetëm deklarata që thanë se ai nuk do takohej me presidentin amerikan Joe Biden, shkruan Gazeta Botapress.info
Arsyetimi se pse nuk do takoheshin, sipas këshilltarit të Kurtit, Jeton Zulfaj, ishte se presidenti amerikan ishte shumë i angazhuar me luftën në Ukrainë.
“Ne nuk jemi duke pritë një vizitë nga presidenti i SHBA-së Biden, ai nëse e sheh të rëndësishme e të nevojshme… nuk mundesh me taku presidentin Biden pa një kërkesë për vizitë, edhe pa një qëllim të vizitës, edhe pa ndodh një nevojë e tillë për vizitë. E kemi një luftë në Evropë, në Ukrainë, ku e gjithë vëmendja është atje. Për fatin e mirë të Kosovës, nuk jemi as vend problematik, as kaotik…dhe jemi vend demokratik. Pra SHBA-ja janë të kënaqur me progresin tonë ekonomik e demokratik. Janë shumë të kënaqur, sepse jemi bërë shpresëdhënës edhe për krejt Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Zulfaj.
E postimi i fundit i Biden demanton totalisht deklaratën e Zulfaj.
Ai mirëpriti në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin grek dhe bashkëshorten e tij.“Miqësia, partneriteti dhe aleanca mes dy shteteve tona është më e fortë se kurrë”, ka shkruar Biden bashkë me foton publikuar.
Kurti pritet të qëndroj deri me 23 maj në SHBA, por deri tani nuk ka takuar asnjë zyrtar shtetëror./Botapress.info/