Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në qytetin e Elbasanit, ku një fëmijë vetëm 6 vjeç është gjetur i pajetë pranë lumit Shkumbin.
Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Elbasanit, rreth orës 19:50, shtetasja D. A. ka raportuar për zhdukjen e nipit të saj, i cili nuk ishte kontaktuar për më shumë se tre orë.
Forcat e policisë nisën menjëherë kërkimet intensive në zonën përreth.
Rreth orës 21:30, trupi i pajetë i fëmijës u gjet buzë lumit në lagjen “Çezme”. Nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa hetimet e para tregojnë se i mituri dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht.
Policia njofton se materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Elbasanit, e cila do të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



Të tjera
Lajme
Vdes një grua në Mitrovicë, policia po e heton rastin
Një grua në Mitrovicën e Jugut
Aktuale
Protesta antiqeveritare në Shqipëri, përleshje e gaz lotsjellës – çfarë ndodhi mbrëmë në Tiranë
Protestuesit janë përleshur me pjesëtarë të
Aktuale
Ngushtica e Hormuzit “s’do të mbetet e hapur” nëse vazhdon bllokada e SHBA-së
Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher