Fero është shndërruar sërish në njërin ndër reperët më të komentuar të momentit
Së fundi ai u komentua shumë pas tensioneve me Unikkatilin.
Fero së fundi në një ‘live’ bashkë me Kozakun, ka treguar shumë detaje të cilat nuk ishin të dëgjuara më parë.
Sipas reperit ishte Mozzik ai i cili e ka “futur” në telashe me reperët të cilët Fero nuk ka raporte të mira.
Ai ka përmendur emrin e Noizyt, Gjikos dhe Semit.
Përtej kësaj ai ka rrëfyer edhe për mesazhin që Noizy i ka dërguar Mozzikut duke e sharë.
Në video Fero i’u kërkon falje reperëve, dhe kur u pyet nga Kozaku se pse Mozziku u largua nga kompania e Met Elshanit, ai ka habitur me përgjigjen e tij ku është shprehur: Sepse është tradhtarë.
Gjithashtu Fero ka përmendur edhe Unikkatilin, me të cilin edhe ka pasur tensione dhe të shara ditëve të fundit.