Shakaja e bërë së fundi nga Thierry Henry ka filluar të bëhet virale në internet, por kjo nuk iu pëlqen aspak tifozëve të Real Madridit.
Ish-sulmuesi francez ishte pjesë e skuadrës më të mirë të Barcelonës në histori nën drejtimin e Pep Guardiolas.
Ai gjithmonë ka treguar dashuri të veçantë për qytetin dhe klubin katalunas, edhe pse ai është gjithashtu një legjendë e Arsenalit dhe Francës.
Pa dashur të ofendojë Real Madridin, ai për “CBS Sports”tha me shaka: “Të gjitha klubet në Evropë i frikësohen Real Madridit dhe Real Madridi i frikësohet Barcelonës”.
Pavarësisht se ishte me shaka, kjo deklaratë e Henryt nuk iu ka pëlqyer aspak tifozëve të Real Madridit.