Të paktën pesë persona raportohet se kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një nxënës dyshohet se ka hapur zjarr në një shkollë në Austri.
Policia ka njoftuar se ka nisur një operacion të madh në Graz në lidhje me të shtënat e raportuara, ndërsa mediat austriake po raportojnë për pesë viktima.
Zëdhënësi i policisë, Sabri Yorgun, ka thënë se forcat speciale ishin dërguar në shkollën e mesme pas një thirrjeje në orën 10 të mëngjesit.
Sipas autoriteteve në sulm janë përdorur disa armë, dhe ekziston mundësia që të ketë edhe viktima të tjera.
Duke cituar policinë lokale, media shtetërore austriake ORF ka raportuar se disa persona ishin plagosur rëndë, përfshirë studentë dhe mësues. Thuhet se autori i dyshuar, i cili besohet të jetë një nxënës, ka vrarë veten.
Graz, është qyteti i dytë më i madh në Austri, ndodhet në juglindje të vendit dhe ka rreth 300,000 banorë.



Të tjera
Ekskluzive Lajme
SHBA publikon marrëveshjen zyrtare me Iranin: Teksti i plotë me 14 pika
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
Aktuale
KPK ua mbyll gojën monitoruesve të konkursit për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka
Aktuale
Përparim Rama godet VV’në e Kurtin thotë se po përgatit padi ndaj Mihalit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,