“BBV” përveç se çifte ka krijuar edhe miqësi në mes banorëve.
Disa nga këto lidhje dhe miqësi vazhdojnë edhe jashtë, por disa po përfundoje;
E këto përfundime po janë me akuza e epitete, e siç duket edhe miqësia në mes Sabianit dhe Ilirit ka përfunduar.
E këtë e konfirmoi Sabiani në “Më lërë të flas” ku rrëfeu se Ilir Shaqiri kishte përfituar nga mirësia e tij.
“Vëllai im Iliri ka përfituar më shumë, nuk mund të flas nga jashtë, unë nuk do të ndryshoja si karakter, do gjeja një vëlla ose një motër aty.”, tha ai.
E pas kësaj ka reaguar Iliri në një InstaStory duke përmendur thënien e tij që e përdorte brenda “BBV” lidhur me Sabianin.