Një incident i dhunshëm ndaj një qeni, i filmuar në ambientet e jashtme të Strehimores së Kryeqytetit dhe i shpërndarë së fundmi në rrjete sociale, ka shkaktuar reagime të shumta nga publiku, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një sqarim zyrtar, Drejtoria për Shërbime Publike bëri të ditur se personi që shihet në video nuk është punonjës i Strehimores, por një punëtor i kompanisë private të sigurimit që mbulon objektin.
Sipas njoftimit, pas verifikimeve të menjëhershme, ndaj punëtorit është marrë masa disiplinore e menjëhershme – ai është përjashtuar përfundimisht nga detyra nga ana e kompanisë së sigurimit.
Autoritetet theksuan se e konsiderojnë të papranueshëm çdo akt dhune ndaj kafshëve dhe janë të përkushtuara për respektimin e standardeve të mirëqenies së tyre. Po ashtu, u bë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo rast të ngjashëm, duke siguruar se çdo incident do të trajtohet me seriozitet dhe urgjencë.



Të tjera
Lajme
Mbledhja e qeverisë në detyrë, këto janë 14 pikat e rendit të ditës
Qeveria në detyrë do të mblidhet
Aktuale
Si erdhi deri te krisja në LDK
I proklamuar si “bashkimi i madh
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi