Zyra e Kancelarit gjerman Olaf Scholz kur publikoi njoftimet për aktivitetet e djeshme, e tregoi vendin ku u takuan Kryeministri Albin Kurti, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ndërmjetësi nga BE Miroslav Lajcak dhe dy zyrtarë gjermanë. Ata bënë të ditur se darka po ndodhte në Villën Borsig, shtëpi mysafirësh e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Por, Qeveria njoftoi se takimi u mbajt në Pallatin Borsig, një objekt me tjetër adresë dhe me një histori krejtësisht tjetër dhe që tash nuk ekziston.
Në njoftimet e Qeverisë së Kosovës që dilnin mbrëmë pas takimeve, disa herë u tha se Kurti e Vuçiq u takuan në Pallatin Borsig, një objekt tjetër në Berlin.
“Kryeministri Kurti në Twitter: Agresioni i fundit rus në Ukrainë i shtoi mosmarrëveshjet tona. Por ne mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut parimor me Serbinë, për një marrëveshje që ka në qendër njohjen e ndërsjellë. Raundi i sontëm u zhvillua në Pallatin Borsig në Berlin, gjatë një darke pune” thuhej në njoftimin e Qeverisë së Kosovës e cila përcillte një postim në Twitter të Kryeministrit.
Edhe Kryeministri Kurti, kur i dha një intervistë televizionit publik, në Berlin, ishte i sigurt se Vuçiqin e kishte takuar në Pallatin Borsig.
“Në Pallatin Borsig në periferi të Berlinit ishte takimi i tretë me Presidentin e Serbisë….” ka thënë Kurti.
E njëjta u tha edhe të enjten kur Zyra e Kryeministrit dërgoi një njoftim të ri për takimin që e ndërmjetësuan gjermanët.
Sipas të dhënave Villa Borsig është shtëpi familjes sipërmarrëse të Berlinit Borsig.
Ajo ndodhet në gadishullin Reiherwerder me një sipërfaqe 12,37 hektarësh dhe në anën veri-perëndimore të liqenit Tegel, i cili është pjesë e rrethit Reinickendorf të Berlinit.
“Sot, së bashku me ndërtesat fqinje, i përket ambjenteve të Akademisë së Shërbimit të Jashtëm të Ministrisë së Jashtme, në të cilën janë trajnuar të gjithë anëtarët e shërbimit të jashtëm të mesëm, të lartë dhe të lartë që në fillim të vitit 2006. Vetë vila shërben si një konak për Ministrinë e Jashtme” theksojnë të dhënat.
Historia e Pallatit Borsig është krejt tjetër.
Pallati Borsig ishte një ndërtesë në qendër të Berlinit dhe një nga vilat më madhështore në Gjermani. E përfunduar në 1877 për industrialistin Albert Borsig, i cili vdiq para se të mund të transferohej në të, ndërtesa shërbeu për një kohë si bankë.
Në vitin 1933 ajo u bë rezidencë e Zëvendëskancelarit Franz von Papen, ku skenat dramatike e Natës së Thikave të Gjata do të shfaqeshin vetëm një vit më vonë.
Pas kësaj, Pallati Borsig me urdhër të Hitlerit u shndërrua në selinë e re të Sturmabteilung (Ushtarët e stuhisë).
Sot, objekti nuk ekziston fare. Themelet e ish -Pallatit Borsig në afërsi të ish -bunkerit të Hitlerit, tash janë të mbuluara nga blloqe të apartamenteve një restoran kinez dhe një parking.
Më pas u integrua në Kancelarinë e Reihut nga Albert Speer në 1938. Pallati u dëmtua rëndë në Luftën e Dytë Botërore dhe, së bashku me Kancelarinë e Hitlerit, u shkatërruan nga forcat sovjetike në 1947.
Rreth këtyre dy objekteve ka edhe një vërejtje në Wikipedia.
Aty bëhet “thirrje” që ato most ë ngatërrohen.
Dy ndërtesa tjera në Berlin kanë pasur emrin “Villa Borsig”, nuk duhet të ngatërrohen me “Pallatin Borsig”. Ato janë:
Borsig-Villa Reiherwerder in Berlin-Reinickendorf on Tegeler See
Villa Borsig in Berlin-Moabit at Straße Alt-Moabit, 1849-1911.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/05/lajcak-901x600.jpeg)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/05/vucic.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/05/vila-foto-825x600.jpg)