David Arakhamia, kreu i fraksionit parlamentar në pushtet të Ukrainës, tha: “Përpjekjet për të sulmuar centralin vazhdojnë për ditën e dytë. Trupat ruse janë tashmë në territorin e Azovstal.”
Disa orë më vonë, Moska tha se do të mbajë një armëpushim tre-ditor në zonën Azovstal. Pritet që korridori humanitar të hapet më 5, 6 dhe 7 maj, nga ora 08:00 deri në orën 18:00 me orën e Moskës.
Gjatë fundjavës, më shumë se 100 civilë u larguan nga fabrika e çelikut, duke mbërritur në Zaporizhzhia të martën.
Por kuptohet se burra, gra dhe fëmijë janë ende të strehuar nën tokë në vend, së bashku me rreth 500 ushtarë ukrainas të plagosur