Një tërmet i shkallës 4.1 Rihter ka lëkundur sonte veriun e Shqipërisë. Epiqendra ka qenë në Fushë Arrëz të Shkodrës, 47 kilometra në perëndim dhe jugperëndim të Prizrenit dhe 18 kilometra në perëndim dhe jugperëndim të Kukësit.
Sipas EMSC thellësia e tij ka qenë rreth 2 km. Për momentin nuk raportohen dëme në njerëz apo materiale./Botapress.info/