Konventa Programore e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nën moton : “Lidhja për të të ardhmën”, në orientimet ideologjike dhe programore të saj, çështjën e Mergatës e sjellë në kuadër të Politikes së Jashtme dhe Bashkpunimit Rajonal, të diskutuar në Panelin e dytë meritor, nga referuesit ; Lutfi Haziri, Dr. Shqipe Mjekiqi, Mr. Teuta Sahatqija dhe Dr. Valon Murtezaj, e që u moderua nga Lirije Kajtazi, në Prishtinë me 29. 04. 2022 !
Kjo çasje e LDK-së ndaj Mergatës pas një periudhe relativisht të gjatë, sikur ngjalli shpresën dhe besimin të mergimtarët se si pjesë vitale e atdheut, nuk do lehën anash dhe mbi të gjitha, do të respektohet mundi dhe kontributi i tyre në të gjitha fazat dhe atapat kruciale për vendin dhe shtetin e Kosovës.
Fakti se LDK në Konventën e saj programore, qartësoj se Mergata jonë perkrah Kosovës do të jetë pjesë e qenësishme e hartimit të programit politik, jep t’kuptohet se ma në fund është kuptuar për rolin dhe rëndësinë e kësaj pjese t’shkëputur të atdheut dekadave të fundit si pasojë robërisë shekullore dhe sfidave të tranzicionit pas çlirimit të Kosovës e këndej.
Në këtë kuadër, LDK në Gjermani, me saktësisht Nëndega e saj në NRV dhe nën patronatin e Kryetarit, z. Jakup Gërguri, organizoj një takim të platformes digjitale-online, me aktivistë, veprimtarë dhe struktura të LDK-së në Gjermani dhe Europë, por ku nuk munguan as ata nga Kosova n’krye me Deputetin e LDK-së n’Parlamentin e Kosovës, anëtar i komisionit për Mergatën, z.Armend Zemaj !
– Në panel, pëveq organizatorit dhe aktivistëve të LDK-së nga Gjermania, kuntribuan edhe ish Deputeti dhe Heroi i gjallë i Kosovës, besniku i presidentit Rugova, z.Fetah Rudi, ish Deputetja e Parlamentit të Kosovës dhe tani Kryetare e Deges së LDK-së në Suedi, zonja Qibrije Hoxha, si dhe ish Kryetari i Degs së LDK-së dhe tani Kryetar i Lobit Euro-atlantik, z.Daut Haxhaj dhe të tejrë…!
Nga një pjesmarrje solide e aktivisteve dhe aktivistëve të LDK-së, dhe organizim të shkelqyer të organizatorit, debati u zhvillua në një frymë konstruktive, besimi dhe mirëkuptimi, klimë kjo që mbjellë shpresë në kultivimin dhe promovimin afirmativ të vlerave të LDK-së dhe kontributit të saj enorm nue dobi të çështjes së Kosoves kombëtare n’puergjithsi dhe asaj tue Kosoves n’veqanti.
LDK në mergatë, bartëse e proceseve kruciale për fatet e vendit, duke filluar nga organizimi i mbijetesës, sistemit paralel dhe internacionalizimi i çështjes së Kosovës, për të kulmuar me organizimin e rezistencës së armatosur dhe çlirimin e vendit, bashkë me Aleancën Veriatlantike n’krye me SHBA-të.
Pas shkuarjes n’amshim të Presidentit historik Rugova dhe “Testit Demokratik” n’LDK i cili ndau në dysh LDK-në dhe fragmentarizoj edhe Mergatën e cila ishte mbi 95 % pjesë organizative dhe strukturore e LDK-së, vakumin e krijuar e “pushtuan” të tjerët të cilët i shfrytëzuan dobësit tona dhe shjtrinë influencën dhe ndikimin, për të derivuar një rezultat negativ të LDK-së dhe n’dobi të atyre të cilët ishin kryesisht kundër LDK-së, Presidentit Rugova dhe projektit nacional : Kosova shtet sovran dhe demokratik.
“Kolona e Pestë” e LDK-së, përmes eksponentëve t’saj në Përendim, me theks të veqantë n’ Gjermani, për interes të pushtetit të tyre persoanal, i’a doli të manipuloj mergimtarët në emër të “Rugovizmit” dhe përmes tyre edhe familjet e tyre n’Kosovë, që t’votohej në mënyrë masovike LVV me moton e “ndryshimit” dhe “çlirimit” të vendit nga “regjimi i vjetër”, pjesue tue së cilit e konsideronin edhe LDK-në, parti e cila i kishte rritë dhe ngritë n’karierë këta buk-përmbysës dhe sahan-lëpirës të pështirë.
Rexhistrimi i paraparë i antarësisë sue LDK-së gjithandej, do ndaj shapin nga sheqeri, duke xhveshur e dekonspiruar të gjithë ata të cilët manipuluan me mergimtarët, duke u’a vjedhë besimin dhe votën për pushtetin e tyre duke kamufluar me logon e LDK-së, Rugovizmin dhe flamurin e presidentit Rugova.
LDK, PO t’manipuluarve, JO manipuluesve !
U tha qartë nga debatuesit, përfshi Deputetin Zemaj se tani e tutje nuk do të tolerohet manipulimi dhe kamuflimi në emër të saj dhe për intersa të tjerëve, qendri ky edhe lidershipit të LDK-së dhe Kryetarit Lumir Abdixhiku.
– Pra, u thuhet jo atyre të cilët manipuluan mergimarët dhe jo vetëm, kur votuan LVV-në, dhe nga agu deri n’mbrëmje e luftojnë dhe shkatrrojnë LDK-në e Ibrahim Rugoves dhe pikërisht me identitetin e Tij dhe në emër të Rugovizmit si ideologji.
Hipokrizi e tillë, nuk do tolerohet më, dhe është koha e fundit e definimit faktik & praktik të orientimit politik partiak dhe bindjes ideologjike për njërën apo tjetrën, por asesi të dyja.
Aktivitete të ngjashme pritën të ndodhin në ditët n’vijim, fillimisht në Zvicër ku me 7 maj Degën e LDK-së atje, do ta vizitoj edhe Kryetari Lumir Abdixhiku, për të përcjellë mesazhin e strukturave dhe të organeve të LDK-së, përtej atdheut në mergatën si pjesë vitale të atdheut dhe të vlersuar nga ana e LDK-së.
fb