Botapress, 30 Prill – Ekspozimi i këtij armatimi këtë të shtunë, ka nxitur shqetësime të shumta edhe te zyrtarë ndërkombëtarë.
Armatosja e Serbisë është bërë shqetësues gjatë muajve të fundit, veçanërisht prejse nisi lufta në Ukrainë. Mediat ndërkombëtare zbuluan furnizimin e fshehtë të Serbisë me armë kineze përmes rrugëve turke.
Po ashtu, armatosja e Serbisë është intensifikuar edhe nga furnizimet ruse, ndërkohë që Vuçiq është interesuar që të blejë edhe dronët modernë turq “Bayraktar”. Për këtë gjë, kishte thënë presidenti serb se ka marrë dritën e gjelbër nga presidenti turk Erdogan.
Ndërkohë, Serbia është nën presion nga SHBA dhe BE që të orientohet qartë pro Perëndimit pas luftës së Rusisë në Ukrainë. Një pozicionim i saj i qartë, nuk ka ndodhur ende, prandaj roli i saj në Ballkan po shihet ende si i rrezikshëm për stabilitetin dhe sigurinë.