Kosova dhe shqiptarët kanë vuajtur mungesën e Drejtësisë, duke vuajtur kështu padrejtësitë historike dhe duke u shëndrrue në target dhe viktimë e regjimeve shtypëse dhe robëruese nga armiqtë e egër shekullor, andaj duhet t’ngrejmë në kauzë nacionale Drejtësinë dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë.
Ish Ministri i Jashtëm i Kosovës, z.Skender Hyseni, shquhej si një figurë e moderuar dhe e artikuluar i politikes dhe i diplomacisë së Republikës së Kosovës në mbi tri dekada veprimtarie të ngjeshur, përfshi periudhën e Presidentit Rugova dhe pasardhësve të Tij deri me tani.
Ndryshimi i kursit të Tij n’raport me bashkësinë nderkombëtare, me theks të veqantë, Gjykaten Speciale dhe të akuzuarit e tribunalit n’krye me Thaqin, le një shije të keqe dhe hapë shumë skepse e dilema ?
Ky kamuflim tezash, si dhe promovimi dhe përpjekja për t’rehabilituar H.Thaqin & Co, duke “harruar” vrasjet politike t’përfshira n’raportin e Dick Martit, moszbardhjën e tyre nga Drejtësia vendore dhe nderkombëtare gjerë me tani, jep t’kuptohet se në vetë z.Hyseni si personalitet ka ndodhur një proces “katarsi politik”, ndryshe nuk spjegohet ky “kapërcim” radikal dhe diskurs kundër Drejtësisë dhe vetë viktimave, pjesë e së cilës janë ish bashkpunëtoret e Tij dhe të Presidentit historik Rugova !
Gjykata Speciale, dhe çdo gjykatë tjetër, e cila ndihmon zbardhjën e vrasjeve politike dhe ndeshkimin e autorëve të krimeve, është e mirëseardhur për familjet e viktimave, LDK-në dhe vetë Republikën e Kosovës, kështu ishte deri dje edhe për z.Skender Hyseni, andaj ndryshimi i kursit është i papranueshëm dhe tmerrsisht i skajshëm.
Skender Hyseni për Gjykatën Speciale :
“Po ta dia se do të rrëshqiste deri këtu, s’do ta votoja për 1 mijë vjet”!
Kjo fjali kontekstuale e z.Hyseni derivohet nga konstatimi paraprak për gjëja premisën e votimit të Gjykates Speciale n’Parlamentin e Kosovës, e cila sipas saj kishte pretendimin e raportit të Dick Marty për trafikim organesh, e që në të vertetë, Parlamenti i Kosovës nuk e kishte këtë “premisë”, por kishte detyrimin e votimit të Gjykatës Speciale pas miratimit të Raportit të Dick Martit në Këshillin e Europës (KE), dhe tani më, dilema ishte “Hamletiane” :
Bëjeni vetë, ose e bëjmë ne !
Parlamenti i Kosovës, ishte i mbështetur për muri, dhe zgjidhja ishte ; merre ose lere, por refuzimi i t’parës nuk evitonte dot formimin e Gjykatës Speciale nga ana e bashkësisë nderkombëtare dhe për efekt, pasojat për protagonistet dhe vendin do ishin më të rënda dhe më komplekse.
Z.Skender Hyseni, mos u bëni ma katolik se Papa !
Vatë z.Thaqi, z.Veseli, z.Krasniqi dhe të tjerët, kishin lobuar fuqishëm për kalimin e Ligjit n’Parlament për Gjykatën Speciale, meq ishin koshient dhe t’vetdijshëm për pasojat e refuzimit eventual, andaj kundershtimi i saj do ishte absurd dhe i pa sens.
Zatën, “trafikimi i organeve”, ishte levë e Raportit të Dick Martit n’KE dhe jo premisë e Parlamentit të Kosovës !
Krimet, përjashto “trafikimin e oraneve” si farsë kishin ndodhur në periudhën përfshirëse të Raportit të senatorit Dick Marty, dhe t’njëjtat nuk ishin gjykuar nga Drejtësia vendore, dhe për pasojë, kriminelet ishin të lirë dhe vrasjet mbetën enigmatike dhe misterioze, fakt ky që zgjoj reagimin nderkombëtar dhe kryesisht Rusinë dhe Serbinë si ko-autore të Raportit të Dick Martit.
Përkundër dëmit politik që i solli Kosoves formimi i Gjykates Speciale, megjithatë, formimi i saj ishte imediat, sëpaku për zbardhjen e vrasjeve politike dhe ndëshkimin e autorëve të atyre krimeve, krerët e të cilëve gjindën në tribunalin e Hagës dhe të cilët duhet të japin llogari për të bëmat e tyre kundër shqiptarëve dhe atdheut të tyre.
Z. Skender Hyseni, duhet t’i thërras mëndjes, dhe të kthehet në binarët e moqëm të çasjes dhe rezonimit politik, euro-përendimor, në “lokomotivën” e Presidentit Rugova e cila kulmoj & kurorëzoj lirinë dhe pavarsinë e Kosovës, dhe jo duke promovuar të kundërtën e atyre vlerave, përkatsisht duke rehabilituar të akuzuarit për krimet e lartpërmendura kundër oponentve politik, kryesisht bashkpuntorë të Presidentit Rugova.
fb