Saranda Bogujevci kishte pranuar dëmshpërblim nga Serbia për masakrën në familjen e saj nga forcat serbe.
Siç shkruan Gazeta Metro, ajo edhe pse kishte deklaruar se nuk ka pranon kompensim material dhe dëmshperblim për dëmet e luftës, kishte pranuar një shumë parash nga Serbia.
Për këtë ka shkruar gazetari Lirim Mehmetaj, duke publikuar disa të dhëna nga deklarimi i pasurisë që ka bërë Bogujevci.
Në vitin 2016, Saranda Bogujevci kishte deklaruar se familja e saj nuk do të pranojë dëmshpërblim nga Serbia për krimet e kryera në luftë ndaj familjarëve të saj.
Sidoqoftë, në deklarimin e pasurisë për vitin 2020, Bogujevci përfshiu edhe një shumë prej 44 mijë eurosh, duke treguar se i ka marrë si dëmshpërblim nga shteti serb.
“Siç e shihni nga fotot më poshtë, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, pati dal publikisht në media duke thënë se nuk pranon dëmshpërblimin e caktuar nga Serbia për familjarët e saj”, tregoi ai duke ndarë edhe videon e një interviste të vitit 2016, ku Bogujevci deklaronte se familja e saj nuk pranon dëmshpërblim nga Serbia.

Deputetja Bogujevci është përfshirë në një përplasje ‘online’ me gazetarin Ilir Mirena, të cilit i reagoi pasi ai po tallej me shefin e saj, Albin Kurtin. Bogujevci tha që nuk e di se si po mund të marr frymë nga ajri i njëjtë si Mirena.
Në mars të vitit 1999, njësiti serb “Shkorpionët” kishin kryer masakra mbi 16 anëtarë të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu në Podujevë.



Të tjera
Lajme Opinione
Mero Baze: Një poshtërim i panevojshëm për familjen Jashari nga Albin Kurti
Albin Kurti po
Showbiz
Santiana fsheh fytyrën, ekspozon trupin ‘bombastik’
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova,
Lajme
Haxhiu: Nëse kandidohet për President dikush nga familja Jashari merr minimum 84 vota
Gazetari, Baton Haxhiu, ka thënë në