Në mesazhin e fundit drejtuar popullit ukrainas, presidenti Zelensky deklaroi se Rusia ka refuzuar vendosjen e një armëpushimi me rastin e Pashkës ortodokse.
“Kjo tregon sesa liderët rusë e kanë në konsideratë besimin e krishterë dhe një prej festave më të rëndësishme dhe të gëzueshme. Megjithatë, jemi me shpresë se jeta do të fitojë ndaj vdekjes”, tha Zelensky