Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur falënderues ndaj SHBA-së për kontributin në shtetndërtimin e vendit.
Ish-prokurori kundër Millosheviqit e Mlladiqit caktohet avokat i Thaçit në Speciale
Ai këto deklarata i ka bërë gjatë konferencës së mbajtuar pas takimit që pati me tre senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen, Thom Tillis dhe Chris Murphy.
Kurti po ashtu bëri të ditur se kërkoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike
“Edhe në atë takim patëm kërkuar mbështetjen e SHBA për anëtarësimin e Kosovës në NATO, për çka është e rëndëishsme që Kosova të bëhet pjesë e programit të Partneritetit për Paqe drejt anëtarësimit të plotë. Gjithashtu kemi theksuar rëndësinë e rritjes dhe thellimit të bashkëpunimit edhe sa i përket ekonomisë edhe mbrojtjes e sigurisë nëpërmjet Kosovës dhe SHBA-së. Unë i falënderoj edhe njëherë nga zemra tre senatorët për SHBA-në, për krejt çka kanë bërë për vendin tonë”, deklaroi ndër të tjera ai.