Gjykimi i Sali Mustafës-Calit, i akuzuar për krime lufte, ka shpërfaqur dy “pamje” të këtij të akuzuari, i njohur si komandant lufte nga zona operative e UÇK-së në Llap.
Pamja e parë, ajo e rrëfimeve të tmerrshme të disa dëshmitarëve të mbrojtur të Prokurorisë së Speciales, dhe
Pamja e dytë, e dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtes së të akuzuarit Mustafa.
Dëshmitarët e mbrojtur kanë rrefyer dëshmi e kanë sjellë para Gjykatës fakte të ushtrimit të dhunës ndaj tyre, disa me gjymtyrë të thyera e disa me pasoja të rënda për shëndetin e tyre.
Ndërkaq këta të dytët, e kanë nxjerrë Sali Mustafën “të paster si loti”. Madje, kjo kategori e dëshmitarëve të mbrojtjes ndër të tjerash kanë përfituar nga rasti që të shpalosin shpirtin human e sjelljet tepër njerezore të të akuzuarit Muatafa, duke i mohuar dëshmitë e dëshmitarëve të Prokurorisë të cilët dëshmonin për dhunën dhe torturën fizike e psiqike që kishin përjetuar ata gjatë mbajtjes në një shtëpi, kasollë që gjasonte në shtallë të lopëve.
Fjalën përfundimtare sigurisht se do ta thotë Trupi Gjykues i këtij procesi të parë gjyqësor të Gjykatës Speciale.
Por ajo që ka rënë në sy gjatë këtij gjykimi janë dëshmitë e dy zyrtarëve të LDK-së, njëri kryetar i Degës së III-të qe mban emrin e Presidentit Ibrahim Rugova dhe tjetri ish deputet i LDK-së.
Fjala është për Hazir Borovcin dhe Nuredin Ibishin.
Duke i dëgjuar dëshmitë e këtyre dy dëshmitarëve të palës mbrojtëse, ta merr mendja se këta, jo vetëm që nuk kanë të bëjnë asgjë me LDK-në, por në disa momente, duket se gabimisht apo fare rastesisht janë anëtarësuar në LDK sepse “gjaku, shpirti e zemra ju rrah veç për UÇK-në e posaçërisht për Sali Mustafën!”
Ata, kanë të drejtë të japin dëshminë e tyre, që është plotësisht në kundërshtim me dëshmitë e dëshmitarëve të gjallë, por pse xhanëm i japin kaq “siklet” vetes e përgjohen e përjargën para Sali Mustafës?
Si nuk kanë pak mëshirë për ata dëshmitarë të cilët, nëse vetëm gjysma e përjetimeve të tyre të jetë e vërtetë, së paku mos të përpiqen t’mohojnë e t’i fshehin gjurmët dhe pasojat e dëshmitarëve te mbrojtur!
Pastaj, ndonjëri prej tyre duket se ka qenë aktivist i LDK-së dhe mbase kjo do të mund të kishte qenë arsyeja kryesore e arrestimit,mbajtjes dhe e dhunës ndaj tyre!
Pastaj, a kanë njohuri këta zyrtarë aksidental të LDK-së se në Aktakuzën e Prokurorisë së Gjykatës Speciale përmenden rreth 100 anëtarë e aktivistë të LDK-së të vrarë apo të dhunuar gjatë luftës në Kosovë?
Pastaj…
Pastaj pak mëshirë per Besianin e Berianën, fëmijët e Xhemajl Mustafës, sikur nuk kanë?
Pastaj,…
Pastaj pak mëshirë ndaj ish-deputeti Fetah Rudi sikur nuk kanë, bre?!
Pastaj…
Pastaj kush është viktima e kush xhelati në Procesin gjyqësor të Gjykatës Speciale, o ju LDK-stë aksidentalë, që keni hyrë në LDK jo për bindje politike e programore të LDK-së por për karrierë e përfitime personale politike!
Turpi të ju bjerë mbi ndërgjegjegjën tuaj hipokrite!