Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në një panel në kuadër të Forumit Ekonomik Delphi në Greqi, theksoi nevojën për lidership më të fortë të BE-së dhe integrim më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në Union.
Me anë të një postimi në Twitter, Gërvalla njoftoi se ka diskutuar për situatën aktuale të sigurisë në Evropë dhe solidaritetin e Kosovës me Ukrainën në një panel me ministrat e jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe Sllovakisë, Bujar Osmani dhe Ivan Korcok.
“Në Forumin Delphi, ministrja Gërvalla diskutoi ne një panel me ministrat e jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe Sllovakisë për situatën aktuale të sigurisë në Evropë dhe solidaritetin e Kosovës me Ukrainën. Ajo theksoi nevojën për një udhëheqje më të fortë të BE-së dhe integrim më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në familjen e BE-së”, thuhet në njoftim.