Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka deklaruar se do ta përkrahë Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit të Kosovës, nëse ai do të jetë kandidati i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Para nisjes së seancës së 23-të për konstituimin e Kuvendit, Rashiq tha se nuk ka asnjë informacion që nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e kabinetit qeveritar.
“Hera e parë që po dëgjojë… Nuk kemi biseduar [Albin Kurtin], përveç se ka një gatishmëri nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ana e kryeministrit që unë të jem pjesë e qeverisë dhe kjo që e keni thënë është diçka e re për mua, por në politikë është normal që të ketë ndryshime të opsioneve ose planeve, ose ministrave”, deklaroi ai.
I pyetur nëse është njoftuar për ndonjë propozim të ri për kryetar të Kuvendit, Rashiq tha se deri në atë moment nuk kishte informacione të reja, por u shpreh i gatshëm ta votojë Limajn.
“Deri në këtë moment jo [se a është i njoftuar nëse ka një propozim të ri sot për kryeparlamentar]… Po, po [do e votojnë Fatmir Limajn për kryeparlamentar]. Sepse siç thash pak më herët përgjegjësia është koncepti ku duhet të pranoni se ka një shumicë që ka e procesin e konstituimit dhe unë me vite njihem me Limajn personalisht sepse hera e parë kur kemi qenë në qeveri së bashku ka qenë 2007, gati 18 vjet. Prandaj, nuk kam asnjë kundër”, shtoi ai.
Të tjera
Aktuale
Pamje nga aksidenti në Lupç të Podujevës ku u lënduan pesë persona
Pesë persona janë lënduar në një
Aktuale
Pas prindërve, vdes edhe djali 19-vjeçar nga aksidenti në Llapushnik
Ka ndërruar jetë Fatlum Gashi, i
Aktuale
Aksion antidrogë në Prizren: Kokainë e marihuanë në familjen “Krabaj”, disa të arrestuar
Sinjali mëson se në Prizren është