Nga Arben Kurteshi
Strategjia e Gjingis Kan ishte, ti shkatërron e pastaj ti pushton dhe ti plaçkit territoret.❗️
Por, kur u dorëzua qyteti kinez Kaifeng, para se të fillojë ta shkatërrojë dhe plaçkitë atë; një njeri me emrin Jeluqai (Yelu Tch-Tsai) i cili e donte dhe e vlerësonte shumë kulturën dhe arkitekturën kineze ( e që kishte për qëllim ta ruan qytetin Kaifeng,) për të arritë qëllimin e tij, erdhi tek Gjingis Kan dhe i tha; në këtë qytet Kaifeng ka shumë shtëpi të njerëzve ndër më të pasurit në Kinë, të propozoj që të mos e shkatërron dhe plaçkit qytetin Kaifeng, sepse mund të ju kërkon tatim të lart këtyre banorëve, dhe së fundi, do të fitoni shumë më shumë flori, sesa nga shkatërrimi e plaçkitja e qytetit Kaifeng❗️
Gjingiskan Kan u bind nga propozimi i Jeluqai (Yelu Tch-Tsai) jo që ta ruaj qytetin, dhe të ja plotëson dëshirën Jeluqai (Yelu Tch-Tsai), por që ti arrinë qëllimet e veta të marr edhe më shumë flori për ti financuar pushtimet. Gjinkis Kan pa se ka më shumë përparësi dhe fitimet nga tatimet, sesa nga plaqkitja e shkatërrimet.
Sot, me këtë strategji të vjetër gati 1000-jë vjeqare, shkatërruese dhe plaçkitëse Rusia po tregon se sa mbrapa ka mbetur në mendësin e saj
ARRATISJA
Çka kanë këta njerëz
Që vijnë si të tërbuar,
Të rinj, burra, pleq e nëna
Me fëmijë në duar.
Janë nisë për rrugëtim,
Në rrugën për shpëtim,
Lundrojnë në detin e gjatë,
Në arrati pa kthim.
Mbrapa lanë gjithçka,
Lanë shumë histori,
Të djegur nga barbarët
Të bërë shkrumb e hi.