11 vjet më parë, Atifete Jahjaga u bë gruaja e parë Presidente e Kosovës.
Ajo ishte zgjedhur presidente e vendit në rundin e parë, duke marrë 80 vota nga 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Emri i ish-Presidentes Jahjaga, ishte konsensus mes PDK-së, LDK-së dhe AKR-së. Prapa këtij konsensusi, qëndronre ish-ambasadori i SHBA-së, Christopher Dell, raporton T7.
Para se të bëhej presidente, Jahjaga ishte zëvendësdrejtoreshë e Policisë së Kosovës. Kronika e T7 risjell historinë e zgjedhjes së Jahjagës presidente.