Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të votojë së shpejti për një vendim që do ta pezullojë Rusinë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, pasi Ukraina akuzoi trupat ruse për vrasjen e dhjetëra civilëve në qytetin e Buchas.
Një shumicë prej dy të tretave të votave nga asambleja prej 193 anëtarësh në Nju Jork mund të pezullojë një shtet për shkak të kryerjes së vazhdueshme të shkeljeve të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut.
Për shkak të nisjes së agresionit në Ukrainë, Rusia më herët është përjashtuar nga Këshilli i Europës.