Në selinë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ambasadori amerikan Jedfrfey Hovenier ka pritur sot në takim deputetin e LDK-së e ish-kryeministrin Avdullah Hotin.
Kjo pritje e veçantë për ish-kryeministrin Hoti nga ambasadori amerikan Hovenier duket se është më tepër së një takim i rastit apo takim kurtuazie.
Lajmin për këtë takim e ka bërë të ditur vetë deputeti Avudllah Hoti përmes një postimi në Facebook të cilin e ka shoqëruar me një fotografi bashkë me ambasadorin Hovenier.
‘Ja njoftimi i Avdullah Hotit në Facebook:
Takim dhe bisedë shumë miqësore në Ambasadën Amerikane në Prishtinë me Ambasadorin Hovenier. Kosova është e bekuar me miqësinë që ka me SHBA-në.
Kosova, me të drejtë, gjithmonë është mbështetur në miqësinë e saj me SHBA-të, që nga hapja e Zyrës Amerikane në Prishtinë më 1996.
Zoti e bekoftë miqësinë e Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës!