Qendra e Studentëve në Prishtinë, ka njoftuar se hapësira e mensës nuk është mjaftueshëm e madhe për të ju shërbyer të gjithë studentëve në kohë të iftarit, për këtë arsye është krijuar një linje e re e ushqimit, ku studentët mund të marrin ushqimin me vete.
Po ashtu, në njoftim tregohet se kjo linje e re ushqimi do të jetë në dispozicion nga data 6 prill,.
“Njoftohen studentët të cilët ushqehen në mensë se për shkak të numrit të madh të studentëve në kohën e Iftarit, hapësira brenda Restoranit nuk po e përballon një fluks kaq të madh të studentëve. Andaj që nga data 06 Prill gjatë muajit të Ramazanit, në kohën e Iftarit do të jetë në dispozicion edhe një linje ku ushqimi do të servohet i paketuar, studentët mund të marrim me vete të ushqehen në dhomat e konvikteve” thuhet në njoftim.