Lidhja Demokratike e Kosovës do të dorëzojë sot kallëzim penale për konkursin e fundit të Korporatës Energjetike të Kosovës, ku u punësuan familjarë të zyrtarëve dhe militant të VV-së.
Kallëzimi do të bëhet në orën 14:00, në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
“Sot (e mërkurë), më datë 6 prill 2022, në orën 14:00, Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në lidhje me punësimet e fundit në KEK. Pas dorëzimit të kallëzimit mbahet konferencë për medie, para Pallatit të Drejtësisë”, thuhet në njoftim.
Raportohet se mbi 120 familjarë të komisionit vlerësues të KEK-ut dhe militantë të Lëvizjes Vetëvendosje, janë punësuar në konkursin e fundit të KEK-ut.
Sipas informatave zyrtare të KEK-ut në këtë konkurs aplikuan mbi 4500 persona.