Petar Petkoviq, drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në mes Kosovës dhe Serbisë.
Petkoviq tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po tregon nervozizëm për fitoren e Aleksandar Vuçiq, në zgjedhjet e 3 prillit.
Sipas tij, politika e presidentit serb, Vuçiq, që si shtyllë ka mbrojtjen e interesave të serbëve edhe në Kosovë, ka fituar legjitimitet të çeliktë dhe mbështetje të plotë, e kjo gjë sipas tij ka nervozuar Kurtin.
“Arsyeja kryesore e sulmeve dhe gënjeshtrave të sinkronizuara që politikanët në Prishtinë i bëjnë bashkërisht që nga e diela në kurriz të Beogradit dhe Vuçiq-it, është fitorja e tij”, tha ai