Pikëkalimet e përbashkëta në Merdar dhe Mutivodë tani janë plotësisht funksionale.
Kështu bëri të ditur sot Misioni i EULEX-it, i cili tha se ky është një përparim pozitiv në drejtim të zbatimit të Protokollit Teknik për MIK të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
“Më 21 mars 2022 pala e Beogradit u vendos në objektet e reja në Mutivodë, kurse më 14 mars autoritetet serbe hapën me sukses të dyja anët në Merdar”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.
Funksionalizimi i plotë i këtyre pikave kufitare pritet ta zvogëlojë ndjeshëm kohën e pritjes për pasagjerët që i përdorin ato.
“Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Beograd – Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor (PSBE-DBP) e lehtësoi vendimin për funksionalizimin e plotë të dy PKP-ve, ndërsa Njësia për Mbështetjen e Dialogut, aktualisht nën drejtimin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë ( EULEX), ka ndihmuar në bashkërendimin e procesit të tranzicionit në të dy PKP-të, funksionalizimi i plotë i të cilave pritet ta zvogëlojë ndjeshëm kohën e pritjes për pasagjerët, duke bërë një ndryshim në jetën e të gjithë qytetarëve që i përdorin ato. Autoritetet e Kosovës u vendosën në PKP-në në Merdar në tetor 2018 dhe në PKP-në në Mutivodë në korrik 2019”, thuhet më tej në njoftim. /Botapress.info/.