Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, foli për fitore “të ngadalta, por të dukshme” në disa rajone të vendit të tij të pushtuar, por paralajmëroi se shumë rreziqe jane përpara ndërsa ai akuzoi ushtarët rusë për grabitje të shtëpive të braktisura dhe trupave të vdekur.
Udhëheqësi ukrainas foli gjatë një adresimi në YouTube të postuar në faqen e internetit të zyrës së tij herët të shtunën në Ukrainë. Ai përdori gjithashtu sarkazëm të errët për të paralajmëruar ukrainasit për shakatë “budalla” të 1 prillit që thuheshin nga Rusia.
“Këtë ditë, te 1 Prillit, pushtuesit vendosën ta shënojnë me dy batuta po aq pa kuptim. Një shaka e tillë është për njerëzit në Rusi,” shkroi ai në faqen e internetit të zyrës së tij herët të shtunën, duke shpjeguar se ushtria ruse kishte filluar të pergadiste trupa të reja për të rimbushur radhët e ushtrisë së saj të varfëruar.
“Rekrutët e këtij viti mund të dërgohen në luftë kundër shtetit tonë, kundër popullit tonë. Pra, kjo është një vdekje e garantuar për shumë djem shumë të rinj”, tha Zelensky.
“Nuk kemi nevojë për më shumë njerëz të vdekur këtu. Ruani fëmijët tuaj që të mos bëhen zuzar. Mos i dërgoni në ushtri. Bëni gjithçka që mundeni për t’i mbajtur ata gjallë. Në shtëpi.”
Zelensky paralajmëroi gjithashtu se Rusia po përpiqej të shtontr trupa nga rajoni i aneksuar i Krimesë, të cilin ai e quajti një “krim lufte”. Presidenti u bëri thirrje njerëzve të territorit të diskutueshëm që të mos ndjekin urdhrat dhe të dorëzohen në Ukrainë.
Presidenti vuri në dukje gjithashtu se situata po përmirësohej në disa zona të vendit, por mbeten “jashtëzakonisht e vështirë” në zonat pranë kufirit rus, ku pushtuesit po forconin pozicionin e tyre.
“Okupatorët po tërheqin forcat në veri të vendit tonë. Tërheqja është e ngadaltë, por e dukshme”, tha Zelensky nw postimin e tij nw YouTube, njofton The New York Times, përcjellë Botapress.