Presidentja Vjosa Osmani iu është drejtuar besimtarëve myslimanë në nder të muajit të Ramazanit, duke ua uruar këtë festë dhe përçuar disa mesazhe tek ta.
Këtë ajo e ka bërë nëpërmjet një komunikate drejtuar mediave, duke thënë se ka nevojë për shpresë, kurajo e mbështetje tek njëri tjetri, andaj ky muaj është adekuat që të arrihen këto/.
“Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, dua t’i uroj të gjithë besimtarët e fesë islame për këtë muaj të sakrificës dhe solidaritetit. Ky muaj është mundësi e mirë për të menduar për të gjithë, për të ndarë diçka nga vetja për të tjerët dhe për ta shpërfaqur shpirtin solidar, siç di dhe e ruan këtë traditë populli ynë ndër shekuj”, citohet të ketë thënë Osmani.
“Ne kemi nevojë për shpresë, kurajo dhe mbështetje të njëri tjetri, ndaj ky muaj është adekuat për një përpjekje të përbashkët dhe dëshmi se duke bashkëndjerë me nevojtarët e bëjmë shoqërinë më humane e shtetin më të konsoliduar”, thuhet më tej në komunikatë.
“Të dashur besimtarë, le të kalojë ky muaj në harmoni, paqe e mirëkuptim! Ju qoftë agjërimi i lehtë në muajin e shenjtë të ramazanit!”, përfundon komunikata./Botapress.info/.