Forcat e armatosura të Ukrainës kanë rrëzuar një helikopter rus duke përdorur armët e lëvizshme kundër-ajrore të dhuruara nga shtetet perëndimore.
Skena të pazakonta: Vuçiqi, pak para zgjedhjeve, futet në frigorifer
Një video-incizim amator të cilin e ka publikuar mediumi Nexta, shfaq rrëzimin e helikopterit në rajonin e Luhanskut në Ukrainë nga ushtria ukrainase.
“Forcat e Armatosura të Ukrainës rrëzuan një helikopter ushtarak rus në rajonin e Luhansk duke përdorur një sistem raketor portativ anti-ajror”, thuhet në mbishkrimin e video-incizimit.
Armët kundër-ajrore që i janë dhuruar Ukrainës kryesisht nga ShBA-ja, Britania e Gjermania po tregojnë rezultat në rrëzimin e aeroplanëve dhe helikopterëve luftarakë rusë.