Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Tishukaj Sadiku në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka kërkuar finalizimin e projektit të shkollës në Pozheran.
Ajo ka kërkuar të përfundojë projekti, pasi që nxënësit po zhvillojnë mësimin me pesë orare, nga 20 minuta.Por në fund të deklaratës së saj, ajo i është drejtuar deputetes së LDK-së, Hikmete Bajrami në një formë mjaftë të çuditshme e cila ka shkaktuar të qeshura në Kuvend.
“Çka u bo oj Hikmete”, dëgjohet ajo duke thënë, përcjell Botapress.info
Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës ka vazhduar sot seancën plenare të së hënës, duke filluar nga ora 10:00.
Në seancën e së hënës ishte planifikuar debat parlamentar për politikën e jashtme, por është shtyrë për shkak se Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla dhe kryeministri Albin Kurti nuk ishin prezent në seancë./Botapress.info/