Dy shpërthime të fuqishme eksplozivi janë dëgjuar në qytetin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Shpërthimi i parë është dëgjuar rreth orës 02.20, i vendosur në derën e supermarketit në pronësi të qytetarit me iniciale F.M. në në rrugën “Bujar Bishanaku”.
Shpërthimi tjetër, në derën e një biznesi tjetër privat butik rrobash në pronësi të qytetarit Xh.B. në rrugën “28 Nëntori”.
Klan News raporton se njëri nga bizneset është në pronësi të ish-kandidatit në zgjedhjet e pjesshme vendore të Shkodrës për Partinë Demokratike, Xhemal Bushatit.
Sipas informacioneve është dëmtuar prefektura edhe disa biznese rrotull. Nuk raportohet për të lënduar. Akoma nuk dihen autorët e ngjarjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjeve, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 02:20, në derën e supermarketit në pronësi të shtetasit F.M. në rrugën “Bujar Bishanaku” si dhe në derën e një biznesi tjetër privat butik rrobash në pronësi të shtetasit Xh.B. në rrugën “28 Nentori”, është vendosur lëndë plasëse dhe si pasojë e shpërthimit të tyre kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet duke administruar çdo provë dhe duke vlerësuar çdo informacion, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjeve, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.