Lideri despotik i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka përgatitur një video në suaza filmike, për testimin e një rakete balistike, të cilën nga ky shtet e kanë quajtur si “më të madhen ndonjëherë”.
Media shtetërore bëri të ditur të premten se udhëheqësi despotik ishte ai që kishte drejtuar testin e Hwasong-17 – një “lloji i ri” i raketës balistike ndërkontinentale që konsiderohet më e madhja e Koresë së Veriut deri më sot.
Ai tha se Veriu do të vazhdojë të zhvillojë një “parandalues të luftës bërthamore” teksa përgatitet për një “konfrontim afatgjatë” me SHBA.
Raketa thuhet se fluturoi për 1,090 km në një lartësi maksimale prej gati 6,300 km dhe goditi një objektiv në det.
Për herë të parë u bë lansimi i tërësishëm i raketave më të mëdha të shtetit të armatosur me armë bërthamore që nga viti 2017.