Gazetari Parim Olluri, ka thënë se edhe pse i bëri një vit si kryeministër, Kurti nuk e ka prekur asnjëherë tokën amerikane, shkruan Gazeta Botapress.info.
Për një vit qeverisje Albin Kurti nuk ka bërë asnjë vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndonëse një të tillë e paralajmëroi muaj më parë.
Analisti politik, Parim Olluri, ka rithkyer në kujtesë faktin që Kurti nuk ka qenë asnjëherë në një vizitë zyrtarë në ShBA, përgjatë një viti që udhëheq Qeverinë.
“Nje vit ne postin e kryeministrit pa e prekur asnjehere token amerikane. Fat i keq per Kurtin. Bile te kish shku pak ne IOWA. Aty ketynehere zytaret shkonin si te dajte. Shkonin edhe kryesuesit e kuvendeve komunale”, ka shkruar Olluri, duke mos e kursyer as ironinë në këtë rast.
Kujtojmë se çdo Kryeministër i Republikës së Kosovës deri më tani, përpos Albin Kurtit, ka vizatuar SHBA’të, për t’u takuar me zyrtarët e lartë të vendit. /Botapress.info/