Bashkëpunimi midis Rusisë dhe Kinës vetëm do të forcohet më shumë në rrethanat aktuale, sipas ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov.
Kështu është cituar të ketë thënë kryediplomati rus, nga agjencia ruse e lajmeve Interfax.
Serbia mashtron BE-në “Air Serbia” nuk i ndal asnjëherë fluturimet me Rusinë
“Ky bashkëpunim do të forcohet, sepse në një periudhë kur Perëndimi po minon hapur të gjitha themelet mbi të cilat bazohet sistemi ndërkombëtar, sigurisht që ne – si dy fuqi të mëdha – duhet të mendojmë se si të vazhdojmë”, citohet të ketë thënë Lavrov.
Këto deklarata vijnë në kohën pasi presidenti i SHBA-së, Joe Biden, pati një bisedë telefonike dy-orëshe me presidentin e Kinës, Xi Jimping. I pari i SHBA-së e paralajmëroi Kinën për konsekuencat, në rast të mbështetjes financiare të Rusisë për luftën në Ukrainë./Botapress.info/.