Kryeministri Albin Kurtit, pas takimit që pati me kancelarin austriak, Karl Nehammer, pas vizitës së këtij të fundit në Kosovë që të liberalizohen vizat.
Bizneseve në Prishtinë u ndalohet vëzhgimi i konsumatorëve me kamera
Ai këto deklarime i bëri përgjatë një konference të përbashkët me kreun austriak përgjatë së premtes.
Kreu i qeverisë kosovare i kërkoi atij edhe për ndihmesë në anëtarësimin e Kosovës për në Këshillin e Evropës.
“Biseduam për marrëdhëniet e forta. Qeveria jonë është e drejtuar drejt platformave për të përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim në BE. Sikurse për refugjatët afganë, kemi ofruar ndihmën tonë edhe në rastin e Ukrainës. Potencova rëndësinë e takimit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Nga kancelari kërkova të shtyjë përpara vendimin për liberalizimin e vizave të Kosovës në Këshillin Evropian”, deklaroi Kurti ndër të tjera në konferencë.