Së paku 816 njerëz janë vrarë dhe 1333 janë plagosur që nga fillimi i pushtetit rus në Ukrainë, ka thënë Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, të premten.
Shumica e shkaktarëve të vdekjeve ishin “përdorimi i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sulmet ajrore me raketa”, tha OHCR në një raport.
Putinit s’po i ecën plani, çfarë i bëri televizioni shtetëror rus
Nga të vrarët janë 152 burra, 116 gra, shtatë vajza dhe 16 djem, si dhe 36 fëmijë dhe 489 të rritur, gjinia e të cilëve nuk dihet ende, tha agjencia e OKB-së.
OHCR tha se “beson se shifrat aktuale janë dukshëm më të larta, sidomos në territorin e kontrolluar nga qeveria dhe sidomos në ditët e fundit, për shkak se marrja e informacioneve në vendet ku ka luftime është vonuar dhe ka shumë raporte që janë në pritje të vërtetimit”./Botapress.info/.