Fluturimet direkte mes Italisë dhe Kosovës po rifillojnë. Kështu ka njoftuar Ambasada e Italisë në Kosovë. Kjo ambasadë ka publikuar edhe tri udhëtimet e para që do të realizohen në qershor dhe korrik.
“17 qershor, Prishtinë – Milano Malpensa me Wizz Air
19 qershor, Prishtinë – Veronë me AirPrishtina
18 korrik, Prishtinë – Romë me Wizz Air”, ka njoftuar ambasada italiane.
“Vendos maskën dhe udhëto sigurtë!”, shkruajnë ata.